LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nuk e kemi pritur shkuarjen në balotazh në Drenas

Krasniqi: Nuk e kemi pritur shkuarjen në balotazh në Drenas

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se janë befasuar me mos fitoren e Lladrovcit në zgjedhjet në Drenas dhe shkuarjen në balotazh.

Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka thënë se shkuarja në balotazh ishte një lajm i papritur për ta dhe PDK-në.

Megjithatë ai ka shprehur bindjen se 18 dhjetori do e bëj Ramiz Lladrovcin kryetar të Drenasit.


Krasniqi është shprehur i bindur për fitorën e Lladrovcit duke thënë se 4 kandidatët që kanë marrë vota më së shumti në këto zgjedhje ishin njerëz të PDK-së dhe kjo edhe ka ndikuar që ata të marrin vota, ndërsa tash balotazhi do i kthej votuesit tamam në Partinë Demokratike.

Krasniqi tha se zvoglimi i ministrive të Qeverisë i paraparë të ndodhte me procesin e riformatimit nuk mund të ndodh në këtë mandat të koalicionit qeverisës.

Kjo për shkak të vonesave të shumta që kanë ndodhur e të cilat nuk i kishte paraparë as vet koalicioni.

Krasniqi ka shtuar se pas gjithë këtyre vonesave zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi i një plani strategjik për riformatim të diksatereve të ndryshme të ministrive të cilat mund të shkrihen në njëra tjetren. /Tribuna/