LAJMI I FUNDIT:

Ashpërsohet retorika parazgjedhore e politikanëve në Maqedoni

Ashpërsohet retorika parazgjedhore e politikanëve në Maqedoni

Është zhdukur videoja nga mitingu i OBRM-PDUKM-së në Dellçevë, ku kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski e porositi Zaevin se në qoftë se Goce Dellçevki do të ishte gjallë, atij do t’ia dërgonte “Qosen”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë porosi për TV 21 ekspertët e komentojnë si kërcënim serioz ndaj liderit të opozitës tani nuk mund ta gjeni në asnjë faqe të internetit në Maqedoni. Ndërkaq, në kanalin e “Youtube-s” të OBRM-PDUKM-së, ku janë postuar të gjitha mitingjet e kësaj partie, mitingu nga Dellçeva akoma nuk është postuar, ndërsa shkëputja e videos ku Gruevski hapur kërcënon liderin e opozitës maqedonase mund të gjendet vetëm në një faqe në Facebook.


Porosi të këtilla që jepen nga politikanët në mitingjet parazgjedhore konsiderohen si të pahijshme dhe larg nivelit të atyre që e kërkojnë votën e popullit, konsideron komunikologu, Petar Arsovski.

Sipas analistit politik, Albert Musliu porositë e tilla reflektohen më shumë tek ata që i përcjellin ato.

Përndryshe, ashpërsimi i retorikës ndodh në një kohë kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te heshtja zgjedhore./Telegrafi/

Gruevski Zaevit: Po të ishte gjallë Goce Dellçev do t’a përfundonte “shfaqjen” tënde
Lexo po ashtu Gruevski Zaevit: Po të ishte gjallë Goce Dellçev do t’a përfundonte “shfaqjen” tënde