LAJMI I FUNDIT:

Dy aktivistët e dyshuar për terrorizëm të Vetëvendosjes, dërgohen në arrest shtëpiak!

Dy aktivistët e dyshuar për terrorizëm të Vetëvendosjes, dërgohen në arrest shtëpiak!

Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti sonte pritet të dërgohen në arrest shtëpiak.

Gjykata e Apelit, siç mëson Periskopi, ka marrë vendim që ata të lirohen nga paraburgimi .

Të dy akuzohen për terrorizëm, bashkë edhe me dy të tjerë, Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha, e bashkë me ta akuzohej edhe Astrit Dehari i cili ka ndërruar jetë në kohën sa ishte në paraburgim në Prizren.


Petrit Ademi që ka një javë që është liruar, ka vetëm masën për paraqitje në Polici.

Këta emra akuzoheshin për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, që ndodhi më 4 gusht.