LAJMI I FUNDIT:

Milionerët e YouTube: Tre personat që fitojnë më së shumti para nga interneti (Foto)

Milionerët e YouTube: Tre personat që fitojnë më së shumti para nga interneti (Foto)

Ishte viti 2005 kur YouTube kishte publikuar videon e parë, video e cila përfshinte bashkëthemeluesin Jawed Karim duke qëndruar para elefantëve në një kopsht zoologjik. Por, qysh nga atëherë YouTube ka evoluar në një industri të miliarda eurove dhe është përgjegjëse për formimin e gjeneratave dhe humbjen e kohës të shumë personave.

Ditëve të sotme ka shumë mënyra përmes së cilave mund të fitoni para të majme nga YouTube, dhe nuk janë të pakët njerëzit që kanë arritur të fitojnë miliona euro në vit përmes kanaleve që i kanë në këtë platformë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, “Forbes” ka publikuar një listë me yjet e YouTube që fitojnë më së shumti para – disa prej të cilëve fitojnë më shumë se yjet e kinematografisë.


“The Fine Bros”: 8,5 milionë dollarë, 13.3 milionë abonentë, 3.4 miliardë shikime

Vëllezër edhe në jetën reale, Benny dhe Rafi Fine i janë bashkuar YouTube-s në vitin 2007 me një seri të videove komike. Videoja e tyre më e famshme është ajo ku njerëzit janë përpjekur të shikojnë video të caktuara pa qeshur, e që ka marrë 41 milionë shikime.

3

Smosh:  8,5 milionë dollarë, 21.3 milionë abonentë, 4.8 miliardë shikime

Ian Hecox dhe Anthony Padilla janë një ndër pesë njerëzit në botë që paguhen më së shumti nga YouTube për t’i bërë njerëzit të qeshin. Ata publikojnë video qesharake të video-lojërave, filmave dhe serialeve të njohura.

2

PewDiePie: 12 milionë dollarë, 39.8 milionë abonentë, 10 miliardë shikime

‘Artisti’ 25 vjeçar i YouTube-s, emri i vërtetë i të cilit është felix Arvid Ulf Kjellberg, është përdoruesi më i paguar i YouTube. Besohet se suedezi renditet i pari në këtë listë me një pagë vjetore prej 12 milionë dollarëve (një milionë dollarë në muaj). Vlen të ceket se fitimet e tij janë më të mëdha sesa ato të Cameron Diaz apo Gwyneth Paltrow gjatë vitit 2015.

Ai është më së shumti i njohur për komentimet e tij gjatë kohës kur luan video-lojëra.

Videoja e tij më e popullarizuar është “A Funny Montage”, e cila është shikuar pothuajse 70 milionë herë. /Telegrafi/

1