LAJMI I FUNDIT:

Mustafa merr mbështetjen e Jordanisë për Kosovën

Mustafa merr mbështetjen e Jordanisë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Brendshëm të Mbretërisë së Jordanisë, Salameh Hammad.

Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve.

Duke e njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetësisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e Jordanisë.


Ministri i Brendshëm jordanez, Salameh Hammad, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein.

Ministri Hammad, po ashtu, vlerësoi të arriturat e Kosovës duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Jordanisë për progresin e Kosovës në të gjitha fushat, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori