LAJMI I FUNDIT:

Në mishin e fërguar të pulës, doli edhe pupla! (Video)

Në mishin e fërguar të pulës, doli edhe pupla! (Video)

Celeste Sperry ka qenë në njërin nga lokalet e McDonald’s-it që ndodhet në Ohio të Shteteve të Bashkuara, kur ka mbetur e tmerruar me atë që gjeti në ushqim. Brenda njërës pjesë të mishit të pulës, asaj i doli një pupël, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet ky moment i pështirë.


“Më kurrë nuk do të ha mishra të fërguara të pulës. Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar ajo. postuar.

“E papranueshme dhe e dënueshme”, si dhe “lëshim që të bën të mos hash më mish të përpunuar”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.

Por, jo të gjithë mendojnë njëjtë.

“Ky është mish pule dhe duhet ta dini se kjo gjallesë ka edhe pupla. Andaj, nëse ia hani mishin, pse të bezdiseni nga pjesët tjera”, është një koment që e arsyeton rastin. /Telegrafi/