LAJMI I FUNDIT:

Gjyqësori, njëri prej dështimeve më të mëdha në luftën kundër korrupsionit

Gjyqësori, njëri prej dështimeve më të mëdha në luftën kundër korrupsionit

Instituti i Kosovës për Drejtësi së bashku me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës, në mbështetje të Ambasadës Amerikane organizojnë një performancë para Pallatit të Drejtësisë për “Dështimet në Luftimin e Korrupsionit”.

Betim Musliu nga IKD, bëri të ditur se qëllimi i kësaj performance është shpalosja e disa prej gjetjeve kryesore për dështimet në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.

Sipas Musliut, disa prej gjetjeve kryesore janë se sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me lëndë të shumta të korrupsionit, të cilat nuk trajtohen si duhet me prioritet.


Musliu tha se ka lëndë të korrupsionit që janë ende në prokurori dhe janë të vitit 2002.

“Pra ka qytetarët që prej vitit 2002 kanë denoncuar korrupsionin dhe këto raste nuk janë trajtuar asnjëherë nga prokuroria”, u shpreh Musliu.

Ky organizim zhvillohet në kuadër të ’Javës kundër korrupsionit’. /kp/