LAJMI I FUNDIT:

Zogaj i PDK-së: Nuk e kemi pritur balotazhin në Drenas, Lladrovci u tregua modest

Zogaj i PDK-së: Nuk e kemi pritur balotazhin në Drenas, Lladrovci u tregua modest

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj, ka thënë se partia e tij nuk e ka pritur që të shkojë në balotazh në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, duke menduar se do të fitojnë qysh në raundin e parë.

“Balotazhin nuk e kemi pritur, por normalisht se kur ndahen tre katër veta nga partia është normale, sepse të gjithë kandidatët tjerë kanë marrë votën e PDK-së. Po ashtu kanë dalë më pak votues në zgjedhje, ka qenë votë vetëm për kryetar dhe motivi ka qenë më i vogël”, tha Zogaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ndërsa përse erdhi deri tek ky rezultat Zogaj thotë se faje ka gjithkah nga pak, porse një nga arsyet është edhe modestia e kandidatit të PDK-së për kryetar, Ramiz Lladorvcit, njofton Klan Kosova.


Ani se Lladorvci kishte premtuar 70 milionë euro investime, Zogaj i quajti modeste premtimet e Lladrovcit.

“Një nga faktorët është edhe modestia e kryetarit, sepse ku të gjithë kandidatët kanë premtuar shumë, Ramiz Lladrovci nuk ka dhënë premtime, pos të atij se do të punojë shumë”, tha Zogaj.

“Është dashur të udhëhiqet një fushatë ma ndryshe. Kandidati jonë ka qenë shumë modest”, pohoi Zogaj.

Ai ka hedhur kritika të mëdha në drejtim të liderëve të Nismës, Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit.

Madje Zogaj, ka thënë se Fatmir Limaj është ai që ka bllokuar udhëkryqin e fshatit Komoran.

Ai ka shtuar se Limaj po ashtu nuk ka punuar në infrastrukturë në komunën e Drenasit.

Bile, sipas tij, kryetar i kaluar Nexhat Demakut, i është dashur që në mandatin e tij të merret me gabimet e Limajt e Krasniqit.

Zogaj ka pasur edhe shumë kritika të tjera për dy liderët e Nismës, madje ai shtoi se Lladrovci ka bërë gabim që nuk është marrë në këtë formë me kundërkandidatët e tij. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori