Në kuadër të “Java kundër korrupsionit”, Instituti GAP organizoi tryezën me temën “Luftimi i korrupsionit përmes transparencës buxhetore dhe rishikimit të raporteve të auditorit të përgjithshëm”.
Në këtë tryezë diskutimi, u fol për nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë dhe për anët negative që mund t’i sjellë ai.
Mike De La Rosa, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it në Kosovë, tha se korrupsioni në Kosovë pengon investimet e huaja dhe mundësinë e Kosovës për të arritur potencialin e saj për zhvillim ekonomik, meqenëse siç e citoi z. Biden ai është kancer për çdo shoqëri.
Kurse, De la Rosa shtoi se të gjithë taksapaguesit kanë të drejtë të dinë se ku dhe si shpenzohen paratë e tyre. Vetë fakti që organizohen tryeza diskutimi për këto çështje është hap i drejtë në arritjen e luftimit të korrupsionit.
Nga ana tjetër, Nora Latifi Jashari, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit GAP tha se korrupsioni merr forma të ndryshme në Kosovë dhe njëra ndër to është edhe korrupsioni në të hyrat dhe shpenzimet buxhetore. Për më shumë, ajo foli për platformën buxhetore që Instituti GAP e ka ndërtuar që nga viti 2013, “Si i shpenzon shteti paret tona?”, dhe theksoi rëndësinë e publikimit më në detaje të shpenzimeve buxhetore nga institucionet publike se sa ato që shpenzohen në raportet e rregullta të organizatave buxhetore.
Po ashtu, Latifi Jashari përmendi se transparenca dhe raportimi i keqpërdorimit të buxhetit nuk janë të mjaftueshme, nëse nuk intervenojnë institucionet kompetente që keqpërdorimet e identifikuara të adresohen konform ligjit.
E Agim Krasniqi, zëvendës ministër i financave theksoi se qeveria, përkatësisht ministria e financave i ka vënë synim vetes të rrisë transparencën në raportet e dala nga ky institucion duke bërë ndryshimin e përshkrimit të të dhënave në mënyrë që leximi i tyre të jetë më i lehtë, duke marrë vendimin për implementimin e e-prokurimit i cili që nga janari 2017 do të jetë i obligueshëm për të gjitha organizatat buxhetore në nivelin lokal dhe qendror si dhe ndryshimin e sistemit kontabël nga sistemi kesh në atë aktual.
Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) theksoi se edhe pse raportet e ZKA-së janë plotësisht publike dhe transparente duhet të bëhet koordinim më i mirë i diskutimit të raporteve me të gjeturat me rrezik të madh meqenëse shpeshherë disa raporte me më pak të gjetura bëhen më aktuale. Vetëm gjatë vitit të kaluar, ZKA ka dhënë mbi 1300 rekomandime, nga të cilat 830 ishin me rrezik të madh pavarësisht partisë politike e cila është bartëse e cilit do institucion si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Ai po ashtu ftoi shoqërinë civile për bashkëpunim që të luftohet korrupsioni nga të gjitha anët.
Tryeza pasoi edhe me diskutime nga pjesëmarrësit e tjerë që ishin pjesë e shoqërisë civile si dhe sektorit publik ku u diskutua mbi gjetje të ndryshme rreth shkeljeve në sektorin publik dhe adresimit të tyre nga gjyqësia.
Ndryshe, “Java kundër korrupsionit” është aktivitet i përbashkët nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Çohu, Demokraci Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje