LAJMI I FUNDIT:

Krimet online në Maqedoni, kryesisht i bëjnë djemtë

Krimet online në Maqedoni, kryesisht i bëjnë djemtë

Përveç përpunimit të kartelave të rrejshme, ekziston edhe online keqpërdorim i kartelave. “Atë e kryejnë zakonisht persona të rinjtë që përdorin të dhënat e marra dhe i shfrytëzojnë për blerje të artikujve përmes internetit, dyqanet dhe faqet për shitje me pakicë”, thuhet në dokument, njofton Koha.

Mashtrime me kartelat pagesore, sulme në sistemet kompjuterike dhe rrjete, si dhe shfrytëzim seksual i fëmijëve dhe të miturve janë një pjesë e veprave penale që lidhen me krimin kibernetik, të cilët ju kërcënohen qytetarëve, kompanive dhe institucioneve si në rajon, ashtu dhe në nivel global. Autorët kryesisht janë meshkuj të moshave të reja, nuk kanë të kaluar kriminele dhe janë të armatosur me njohuri të caktuara teknike dhe teknologjike. Grupet e organizuara kryesisht veprojnë me qëllim që të rrezikojnë sigurinë e të dhënave kompjuterike. Profilet e tilla janë dhënë në vlerësimin rajonal të kërcënimit të krimit të rëndë dhe të organizuar, të cilin e kanë punuar ekspertët nga ministritë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Rreziku i krimit kibernetik vjen nga mungesa e vetëdijes për nevojën e masave dhe aktiviteteve mbrojtëse të nevojshme për funksionimin e duhur të sistemit. “Rreziku rritet edhe më tej me përdorimin e telefonave ‘celular të mençur’, sidomos me aplikimin e teknikave të sulmeve të kombinuara, duke përdorur metoda teknike dhe inxhinieri sociale”, shkruan në Raport. Gjithashtu, vlerësohet se zbulimi dhe dëshmia e veprave penale nga kjo fushë është e vështirë, sepse ato mund të ekzekutohen në pozicione të ndryshme gjeografike në kohë reale, si dhe mungesa e përafrimit të kuadrit ligjor në nivel ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori