LAJMI I FUNDIT:

Sulm me granatë dore në Pejë

Sulm me granatë dore në Pejë

Policia në Pejë ka pranuar informatën për një shpërthim, ku pas daljes në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se në oborr të një shtëpie është hedhur një mjet shpërthyes, dyshohet granatë dore.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy vetura të parkuara në oborr dhe janë thyer disa xhama të dritareve të shtëpisë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.