LAJMI I FUNDIT:

BE investon 2 milionë euro për vet punësim

BE investon 2 milionë euro për vet punësim

Është hapur takimi “Busines to Busines”, që ka për qëllim inicimin e bashkëpunimit afarist në mes të ndërmarrjeve sociale të krijuara si rezultat i grant-skemës “Rritja e punësimit të grupeve në nevojë dhe bizneseve”, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili mori pjesë në këtë takim, tha se me këtë projekt janë punësuar qindra vetë dhe janë trajnuar mbi 500, ku përfshihet kategoria me nevoja të veçanta.

Përfaqësuesi i BE në Prishtinë, Libor Chlad tha se projekti i BE ka për qëllim punësimin e pjesëtarëve të grupeve të cenueshme. Ai pret ndikimet para për mirëqenien në Kosovë me këto projekte që kapin shumën mbi 2 milionë euro.


Edhe kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu vlerësoi lartë punësimin dhe anazhimin e qytetarëve me nevojë. Ky projekt sipas tij është një avancim për qytetarët e kategorisë sociale.

Idea kreative dhe inovative të vet punësimit për gra, të rinjë, dhe grupe të tjera në nevojë jetësohen përmes financimit nga Bashkimi Evropian.