LAJMI I FUNDIT:

Hagë: Procesi kundër Mlladiqit po shkon drejt fundit

Hagë: Procesi kundër Mlladiqit po shkon drejt fundit

Procesi i gjatë dhe i komplikuar gjyqësor për gjenocid ndaj komandantit serb të Bosnjës, Rakto Mladiq është duke iu afruar fundit gjatë kësaj jave, mbi 20 vjet pas përfundimit të luftës në shtetin ballkanik.

Fjalët përfundimtare pritet të fillojnë sot në Tribunalin e Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

74 vjeçari Mlladiq ka hedhur poshtë të gjitha 11 akuzat kundër tij, përfshirë edhe atë për gjenocid si dhe akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


Prokurorët në gjykatën e Kombeve të Bashkuara kanë tri ditë që të prezantojnë argumentet përfundimtare dhe të bindin gjykatësit se Mlladiq “ka kontribuar ndjeshëm në ndërmarrjen gjithëpërfshirëse kriminale” nga tetori i vitit 1991 deri më 30 nëntor 1995.

Prokuroria dyshon se qëllimi ka qenë “largimi përfundimtar i myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjës nga territori që kontrollohej nga serbët e Bosnjës”, në Bosnje dhe Hercegovinë.

Mlladiq akuzohet edhe si arkitekti i rrethimit prej 44 muajsh në Sarajevë, ku vlerësohet se 10 mijë njerëz janë vrarë nga granatimi apo nga snajperistët.

Mlladiq gjithashtu akuzohet se ka luajtur rol kyç në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 ku rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës.

Avokatët mbrojtës të Mlladiqit pritet të fillojnë prezantimin e argumenteve përfundimtare më 9 dhjetor. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Kalo në kategori