LAJMI I FUNDIT:

Vriten një politikane dhe dy gazetare në Finlandë

Vriten një politikane dhe dy gazetare në Finlandë

Një zyrtare e Këshillit lokal dhe dy gazetare janë qëlluar për vdekje jashtë një restoranti në qytetin Imatra, një qytet i vogël ky finlandez që gjendet në afërsi të kufirit rus.

Një 23 vjeçar është arrestuar për këtë incident që është menduar të jetë një sulm i rastit.


“Viktimat, të cilat ishin të gjitha gra, u qëlluan për vdekje të shtunën vonë rreth mesnatës”, ka thënë zëdhënësja e  policisë Heli Jamsen-Turkki, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.

“Dy prej tyre ishin në të 50-at e tyre të hershme dhe një ishte 30 vjeçare” tha ajo.

Ajo shtoi se vrasësi nuk i ka rezistuar arrestimit dhe motivi i sulmit nuk dihet akoma.