LAJMI I FUNDIT:

Partia e Limajt porosit Ali Ahmetin: Mos i fut hundët në zgjedhjet e Drenasit

Partia e Limajt porosit Ali Ahmetin: Mos i fut hundët në zgjedhjet e Drenasit

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, i ka reaguar kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, duke e porositur që të mos i fus hundët në çështje që nuk i takojnë, por të merret me problemet e shumta të shqiptarëve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hasani ka thënë për gazetën “Lajm” se Ali Ahmeti nuk duhet t’i mësojë qytetarët e Drenasit se për këtë të votojnë, por duhet të punojë më shumë për çështjen shqiptare në Maqedoni.

“Ali Ahmeti sot i paska dhënë mbështetje Ramiz Lladrovcit. Shikojeni nga kush i vjen mbështetja. Ali Ahmeti aq shumë dëme u ka bërë shqiptarëve të Maqedonisë, tash i ka mbetur vetëm t’i mësojë qytetarët e Drenasit se për kë të votojnë. Ali merru me problemet e shqiptarëve në Maqedoni, kujtoj shokët e tradhtuar, puno për lirimin e shokëve që po të kalben burgjeve, mundësoja shqiptarëve atje të flasin gjuhën e nënës”, ka thënë Hasani.
Ai e ka pyetur Ali Ahmetin se kush e ka porositur që t’i fus hundët në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit në Kosovë. Hasani ia ka kujtuar atij se edhe zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen shumë shpejt dhe se shpreson që edhe atje të vendosin për ndryshim.


“Çka dhe kush të shtyri të fusësh hundët në zgjedhjet e Drenasit? Zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen shumë shpejt. Uroj që edhe shqiptarët atje të vendosin për ndryshime dhe të mos luaj më me ta dhe fatin e tyre Gruevski. Qytetarët e Drenasit e dinë për kë të votojnë. Drenasi ka vendosur për Isa Xhemjlajn”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Lajme
MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Lajme
​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

Arsim
Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Lajme
Kalo në kategori