LAJMI I FUNDIT:

Rruga “evropiane” Gjilan- Bujanoc prishet brenda muajit (Foto)

Rruga “evropiane” Gjilan- Bujanoc prishet brenda muajit (Foto)

Ndërtimi i rrugës Gjilan- Bujanoc ka nisur qysh në nëntor të 2015-së dhe ende nuk ka përfunduar. Ky projekt është financuar qind për qind nga Komuna e Gjilanit, e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri.

Javë më parë më saktësisht më 20 nëntor të këtij viti, Lutfi Haziri kishte shkuar t’i shikonte për së afërmi punimet në asfaltimin e fazës së parë të rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan- Bujanoc.

Ndonëse i pari i Gjilanit deklaroi se ndërtimi i kësaj rruge po bëhet sipas standardeve evropiane, një gjë të tillë nuk e dëshmon gjendja e tanishme e kësaj rruge, transmeton Telegrafi.


Ende pa u bërë një muaj nga asfaltimi i fazës së parë rruga është kthyer në gjendje të tmerrshme. Asfalti ka filluar të prishet, saktësisht të çahet.

Ndërtimi i kësaj rruge, e cila nis nga kazerma e FSK-së në Gjilan, ka gjatësi prej 1260 metrash, me gjerësi 27 metra dhe vlera e këtij projektit kap shifrën e afro 900 mijë eurosh. /Telegrafi/

15319433_10209184170255194_1377928553_n