LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Haradinajt demanton shkrimet e gazetes “Blic”, do të shkojë në Beograd të mbledh fakte

Avokati i Haradinajt demanton shkrimet e gazetes “Blic”, do të shkojë në Beograd të mbledh fakte

Artikujt e Gazetës ‘Blic’ të Serbisë, ku Lideri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj cilësohet si “kontrabandues armësh”, përmbajnë plot të pavërteta, thuhet në një përgjigje që avokati i Haradinajt, Arianit Koci, i ka dërguar këtij mediumi.

“Dy artikujt: ‘Si klani Haradinaj kontrabandoi armë përmes Serbisë dhe fitoi me miliona euro?’ dhe ‘Kreu i policisë në Novi Sad mbron klanin shqiptar’, të publikuara në të përditshmen ‘Blic’, janë akuza të pavërteta dhe të pasakta”, ka thënë Koci, në përgjigjen e tij për Blicin e Serbisë.

“Këto akuza të rreme dhe të pavërteta, kanë dëmtuar rëndë moralin dhe karakterin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. E gjithë përmbajtja e teksteve të botuara është absolutisht e pasaktë dhe ka fyer personalitetin e Haradinajt dhe reputacionin e familjes së tij”, ka thënë Koci.


Koci para disa ditësh pati thënë se Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do ta padisë gazetën serbe “Blic”, për shpifje, ndaj të cilës pret edhe dëmshpërblim.

Koci, ka pohuar se në ditët në vijim do të qëndrojë në Beograd për të mbledhur fakte.

Haradinaj, ishte bërë subjekt i gazetës “Blic” dhe mediave tjera serbe, duke u cilësuar si kontrabandues të armëve nga Serbia dhe drejtues të një prej klaneve më të fuqishme të krimit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori