LAJMI I FUNDIT:

Selimi ia kthen Beqirit: Për votim të Gjykatës Speciale po i gjeni deputetët, e për votim të milionave jo

Selimi ia kthen Beqirit: Për votim të Gjykatës Speciale po i gjeni deputetët, e për votim të milionave jo

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Ky i fundit sot në seancën e Kuvendit të Kosovës akuzoi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk po mendojnë fare për Prishtinën e cila qeveriset nga subjekti i tyre.

“Shpërthen” Ismet Beqiri, akuzon VV-në se nuk po mendon për Prishtinën
Lexo po ashtu “Shpërthen” Ismet Beqiri, akuzon VV-në se nuk po mendon për Prishtinën

Sipas tij, shkaku i mungesës së deputetëve të VV-së në seancë, Prishtina mund t’i humb 21 milionë euro për Termokosin i cili furnizon me ngrohje qytetarët e Prishtinës – nga marrëveshja financiare e IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.


Mirëpo deputeti Rexhep Selimi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kur është fjala për Gjykatën Speciale, deputetët e mazhorancës po i gjejnë deputetët e tyre për të votuar.

“Ata po i gjejnë deputetët e tyre për ta votuar Gjykatën Speciale e nuk po i gjejnë tash për votimin e marrëveshjeve me miliona. Po të ishte ndonjë marrëveshje me Serbinë ata do t’i siguronin sot të gjithë deputetët e tyre për votim”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se deputetët e Vetëvendosjes nuk janë makina votuese të mazhorancës, duke thënë se arsyeja e mos pjesëmarrjes së tyre në seancë sot është për shkak të këmbënguljes së deputetëve të mazhorancës në mos mbajtjen e debatit për rastin e Astrit Deharit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Lajme
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Kalo në kategori