LAJMI I FUNDIT:

“Shpërthen” Ismet Beqiri, akuzon VV-në se nuk po mendon për Prishtinën

“Shpërthen” Ismet Beqiri, akuzon VV-në se nuk po mendon për Prishtinën

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri ka drejtuar akuza ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk janë pjesë e seancës së sotme të Kuvendit.

Përderisa në Kuvend po diskutohej për marrëveshjen financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Beqiri ka thënë se nga kjo marrëveshje janë 21 milionë euro që i dedikohen ngrohjes së qytetit të Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast Beqiri ka theksuar se qytetarët duhet ta dinë se Lëvizja Vetëvendosje e cila udhëheq me Prishtinën më së paku mendon për Prishtinën.

“Kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndërsa deputetët e VV-së që nuk janë në sallë sot. Mes tjerash në këtë pako janë paraparë 33 milion euro për energji dhe 21 milion euro për ngrohjen në Prishtinë dhe Gjakovë. Le ta dinë që këta zotërinjtë që udhëheqin me Prishtinën sot rrezikojnë me ja hup disa milion euro Prishtinës. Kjo tregon për nivelin e pergjegjesise institucionale. Le të dalin deputetët e VV-së dhe le të sqarojnë se pse po rrezikojnë të i’a humbin këto miliona euro Prishtinës” ka thënë Beqiri.

Ai ka shtuar se deputetët e Vetëvendosjes dëshirojnë të politizojnë çdo gjë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh

Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh

Lajme
Ideja e Kurtit që Lajçak ta dërgojë Asociacionin në Komisionin e Venecias, Osmani: Nuk më është prezantuar ende formalisht

Ideja e Kurtit që Lajçak ta dërgojë Asociacionin në Komisionin e Venecias, Osmani: Nuk më është prezantuar ende formalisht

Lajme
Vdes Jeton Berisha, babai që u plagos me dy djemtë në Pejë

Vdes Jeton Berisha, babai që u plagos me dy djemtë në Pejë

Elfije Boletini
E akuzoi Osmanin se ka negociuar largimin e sulmuesve në Banjskë, presidenca kërkon hetimin e Bedri Elezit për veprimtarinë e tij në dëm të Kosovës

E akuzoi Osmanin se ka negociuar largimin e sulmuesve në Banjskë, presidenca kërkon hetimin e Bedri Elezit për veprimtarinë e tij në dëm të Kosovës

Lajme
Gjak, doreza plastike dhe një copë e bardhë - pamje nga zona ku u gjet trupi i 31-vjeçarit në Dhërmi

Gjak, doreza plastike dhe një copë e bardhë - pamje nga zona ku u gjet trupi i 31-vjeçarit në Dhërmi

Lajme
​Martesat e hershme, Kurti: Ka lagje ku çdo e treta vajzë martohet e re si fëmijë

​Martesat e hershme, Kurti: Ka lagje ku çdo e treta vajzë martohet e re si fëmijë

Lajme
Kalo në kategori