LAJMI I FUNDIT:

Më 14 dhjetor, PDK do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi rastin e Deharit

Më 14 dhjetor, PDK do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi rastin e Deharit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se dikush po frikësohet nga e vërteta, por me 14 dhjetor PDK do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për t’i sqaruar të gjitha këto çështje, gjegjësisht rreth çështjes që ka të bëjë me vdekjen e Astrit Deharit.

“Në atë seancë do të kërkojmë përgjegjësi për të gjitha dilemat rreth kësaj çështjeje. Dikush duhet të jap përgjegjësi pse sistemi i drejtësisë mban në burg tre të dyshuar për terrorizëm brenda në burg dhe tre jashtë”.

“Pse nëse akuzohet dikush për terrorizëm, cilat kanë qenë masat mbrojtëse për ata të akuzuar?”, ka thënë Veseli.


Veseli ka thënë se kësaj çështjeje do t’i shkojnë deri në fund dhe askush s’do të lejohet që t’i manipulojë me qytetarët. /Telegrafi/