LAJMI I FUNDIT:

Konjufca kërkon që Kuvendi të diskutojë për Astrit Deharin

Konjufca kërkon që Kuvendi të diskutojë për Astrit Deharin

Shefi i Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca të mërkurën në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se po bëhen 25 ditë nga vdekja e Astrit Deharit dhe ende nuk ka llogaridhënie.

Ai tha se është krijuar në praktikë e hetimeve para dhënies së llogarisë.

Sipas tij, kjo është e paprecedent që të mos ndjej askush përgjegjësi dhe të jap dorëheqje pas vdekjes së Astrit Deharit.


“Edhe në vendet ma totalitare nuk ndodh… Kjo ndodh veç në Kosovë”, tha ai, duke shtuar se hetimet tashmë janë kompromentuar.

Shefi i Grupit të VV-së tha se është absurde që rasti të shpallet si vetëvrasje, ndërkaq hetimet thuhet se vazhdojnë.

Ai kërkoi që pikë e rendit të ditës të jetë edhe diskutimi për Astrit Deharin, duke thënë se deputetët e dëgjueshëm të pozitës e tërhoqën nënshkrimin në momentet e fundit.

Konjufca tha se tashmë pas peticionit duhet të mbahet seanca për Deharin, ndërkaq iu drejtua deputetëve duke thënë të mos hezitojnë të votojnë pro mbajtjes së seancës. /Telegrafi/