LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët me qëndrime të ndryshme rreth politikës tatimore në Maqedoni

Ekspertët me qëndrime të ndryshme rreth politikës tatimore në Maqedoni

Ekspertët kanë qëndrime të kundërta për atë se cili koncept i politikës tatimore duhet të zbatohet në vend. Disa prej tyre vlerësojnë se tatimi i sheshtë duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen, pasi është treguar si efikas. Por, nuk e hedhin poshtë mundësinë për zbatimin e tatimit progresiv, por sugjerojnë që kjo të realizohet përmes masave përkatëse e jo vetëm përmes miratimit të normave fikse tatimore për nivele të ndryshme të të ardhurave.

“Konsideroj se tatimi i sheshtë dha benefite shumë më të mëdha në shtetin tonë. Kjo platformë u realizua në vitin 2007-2008. Më herët kishim tatimim progresiv me disa norma tek tatimi personal i të ardhurave. Por me reformat u pa se mund të ulen normat, ndërsa njëkohësisht të rriten të ardhurat tatimore”, tha Borçe Smilevski, Qendra për politikë tatimore.

Sipas një pjese të ekspertëve, tatimi i sheshtë është treguar si joefikas në veçanti në pjesën e eliminimit të ekonomisë gri dhe evazionit tatimor, gjegjësisht mospagimit të tatimit.


“Në Kroaci reformat e paralajmëruara tatimore thonë JO për tatimimin e klasave të ulëta, porse të ardhurat mesatare dhe të larta do t’i tatimojmë dhe do të sigurojmë të ardhura. Në Maqedoni nuk ekziston mundësi për klasë të mesme, nuk ekziston mundësi të zbatohet diçka tek shtresat e varfra”, deklaroi për Alsat-M Slavko Lazovski, Qendra për politikë tatimore.

Partitë maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM në programet e tyre politike kanë përfshirë masa të ndryshme për politikën tatimore. OBRM-PDUKM mban qëndrimin për tatime të ulëta dhe të sheshta, ndërsa LSDM angazhohet për tatimim progresiv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori