LAJMI I FUNDIT:

SASHK: Tërheqja e vendimit për orarin e punës në kopshtet e fëmijëve, vendim i mirë

SASHK: Tërheqja e vendimit për orarin e punës në kopshtet e fëmijëve, vendim i mirë

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoni (SASHK) vlerësoi si të mirë vendimin për tërheqjen e njoftimit paraprak për vendosjen e orarit të punës prej tetë orësh në institucionet për fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov në konferencën e sotme tha se kjo nuk është fitore e kryesisë së SASHK, por mirënjohje për unitetin e treguar të antarësisë dhe për gatishmërinë që të gjithë së bashku t’i mbrojnë të drejtat e antarësisë.

“SASHK ka ndërmarrë aktivitete të menjëhershme pas shpalljes nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale për zgjatjen e orarit të edukatoreve dhe kujdestareve në çerdhet e fëmijëve, me çka rezultoi me zgjidhjen e këtij problemi”, tha mes tjerash Nedellkovski.


Ai akuzoi ministren teknike Remenski, se po punon që t’i mbrojë interesat e anëtarëve të partisë së saj, ndërsa për SASHK tha se po punon për avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe mbrojtjen e tyre./Telegrafi/