Mund të mësoni shumë nga një person vetëm duke e shikuar drejt në sy
Në fakt, lojtarët e pokerit shpeshherë i mbulojnë sytë me syza dielli pasi që frikësohen se sytë do të tregojnë shumë për letrat e tyre, dhe disa studime kanë treguar se shikimi i një personi në sy mund të krijojë ndjenja të thella të intimitetit.
Por, përveç këtyre, tani duket se shikimi i syve të një personi mund të zbulojë edhe diçka krejtësisht të papritur: nivelin e tyre të inteligjencës, transmeton Telegrafi.
Në këtë studim të ri, psikologu Jason S. Tsukahara dhe kolegët e tij kanë zbuluar një lidhje pozitive mes madhësisë së bebëzave dhe aftësive kognitive. Por nuk duhet harruar fakti se bebëzat zmadhohen edhe kur syri ka nevojë për më shumë dritë.
Sidoqoftë, çfarë ka lidhje një bebëz më e madhe se mesatarja me inteligjencën? Siç duket, ndryshimet në madhësinë e bebëzës ndodhin si pasojë e shumë rrethanave të cilat jo gjithherë mund të kenë lidhje me ndryshimet në nivelet e dritës.
Se madhësia e bebëzës është e ndërlidhur me inteligjencën, tregojnë edhe studimet që kanë filluar në vitet e 1960’ta të cilat kanë deklaruar se madhësia e bebëzës i pasqyron proceset e brendshme mendore.
A do të thotë kjo se njerëzit me bebëza më të mëdha kanë mendje më aktive? Është tejet e mundur, por siç do t’ju thoshte çdo shkencëtarë serioz, ndërlidhja jo domosdoshmërish tregon diçka të saktë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak