LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic jep intervistë për dy fëmijë shqiptarë: Më e bukura në 10 vite

Ibrahimovic jep intervistë për dy fëmijë shqiptarë: Më e bukura në 10 vite

Të realizosh një intervistë ekskluzive me një prej yjeve të futbollit botëror nuk është asnjëherë e lehtë, por dy fëmijët shqiptarë me banim në Suedi, Arbnori dhe Shenasia, ia kanë dalë mbanë.

Gjatë verës, Shenasi shkroi një artikull për “Svenska Dagbladet Junior”, duke treguar vitet e para të Zlatan Ibrahimovic në Rosegard dhe pak ditë më parë, ai bashkë me mikun e tij të ngushtë, Arbnorin, arriti t’i bënte një intervistë yllit suedez në Mançester.

Gazeta suedeze tregon se po mundohej prej 18 muajsh të siguronte një intervistë me Ibrahimovic, por ky i fundit kishte pranuar në nëntor pasi kishte mësuar se pyetjet do ia bënin Shenasi dhe shoku i tij i ngushtë, ndërsa i kishte ftuar në Manchjester për këtë rast të veçantë.


Gjatë intervistës
Gjatë intervistës

Dy djemtë ishin të entuziazmuar para se të hynin në sallë, ku Ibra lexoi fillimisht artikullin që kishin përgatitur ata për Evropianin e më pas i pyeti për Rosengard, në cilat prej fushave të qytezës së vogël luanin.

Më pas erdhi radha e intervistës nga dy djemtë, të cilët mes të tjerave arritën të shkëputnin disa batuta mjaft interesante nga futbollisti i cili shquhet për të tilla, shkruan Panorama Sport.

“Për mua gjëja më e vështirë është të vrapoj, por duhet. Preferoj edhe të luaj në sulm, ndërsa të mbroj nuk ndjehem edhe aq mirë. Argëtohuni me futbollin. Nëse dikush ju mërzit, atëherë kalojani topin mes këmbëve ose driblojeni. Futbolli është argëtim, apo jo?”, ishin fjalët e sulmuesit suedez.

ibra-3
Sulmuesi u tregua shumë miqësor

I pyetur me kë vrapon në stërvitje, Ibra nuk kurseu thumbimet. “Me të ndryshëm, nga Mkhitaryian te Rooney. Pogba? Disa herë. Por ai është gjithmonë vonë, mbetet në fund të rreshtit. Varet, nëse janë me fat, mund të vrapojnë përkrah meje”, tha ai.

Ibra zbuloi për fëmijët se në shkollë i pëlqente matematika “pasi kur shënon duhen numëruar gola”, se Rooney ia kishte dhënë borxh numrin 10 dhe se firma e tij e rrobave mbante emrin “A-Z” sepse tregonte se mund të shkosh “nga niveli amator, në nivelin Zlatan”.

ibra-1
Ai iu dha edhe këshilla djemve shqiptarë

Në fund, një shtrëngim miqësor duarsh dhe shumë foto me dy djemtë, pas asaj që Ibrahimovic e cilësoi si intervistën më të bukur që kishte dhënë në 10 vitet e fundit.

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Kombëtarja e Shqipërisë
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

La Liga
Kalo në kategori