LAJMI I FUNDIT:

Sot duhet të fillojë seanca e parë dëgjimore për shkatërrimin e dokumenteve në DSK (Video)

Sot duhet të fillojë seanca e parë dëgjimore për shkatërrimin e dokumenteve në DSK (Video)

Ashtu siç njoftoi dje Telegrafi Maqedoni, sot duhet të fillojë seanca e parë dëgjimore për rastin e falsifikimeve dhe shkatërrimeve të dokumenteve në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Kjo është akuza e parë e PSP-së për të cilën duhet të fillojë procesi gjyqësor. Në këtë rast të akuzuar janë 7 persona të punësuar në DSK, mes të cilëve edhe ish drejtori Goran Grujovski i cili është i akuzuari i parë.

Grujovski gjithashtu është i akuzuar edhe në një rast tjetër për zhdukjen e pajisjeve për përgjim. Për të dy rastet PSP-ja ka përgatitur akuza me procedurë të shkurtuar. Dokumentet e zhdukura janë të nevojshme për hetim që të zbulohet se kush dhe në çfarë mënyre ka kryer përgjimet. /Telegrafi/