LAJMI I FUNDIT:

“Aleanca për Shqiptarët”: Ne jemi atdhetarë, trima dhe me moral të lartë

“Aleanca për Shqiptarët”: Ne jemi atdhetarë, trima dhe me moral të lartë

“Aleanca për Shqiptarët” mbrëmë u takua me banorët e Çairit në lagjen e Serovës. Kryetarët e UNITETIT dhe LR PDSH-së, Gjeneral Gëzim Ostreni dhe Ziadin Sela kërkuan votën e shqiptarëve për të bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese në të mirë të shqiptarëve. Ata kërkuan votë për të ndërprerë vrasjet, torturat, keqpërdorimet dhe nënçmimet ndaj shqiptarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kandidatët për deputetë në listën e Aleancës deklaruan para të pranishmëve se nuk do të tradhtojnë besimin e shqiptarëve pasi njerëzit që udhëheqin këtë proces janë ndryshe. Ata janë atdhetarë, trima dhe profesionistë të suksesshëm me moral të lartë. Gjithashtu ‘Aleanca për shqiptarët’, në kuadër të fushatës parazgjedhore, ka mbajtur tubim edhe në Sllupçan të Komunës së Likovës./Telegrafi/