LAJMI I FUNDIT:

Përse përdoruesve të iPhone vetëm ndonjëherë u dalin butonat “accept/decline”?

Përse përdoruesve të iPhone vetëm ndonjëherë u dalin butonat “accept/decline”?

Përdorues të iPhone, a e keni vërejtur se ndonjëherë kur e pranoni një thirrje e keni mundësinë ta prekni slide to answer” për t’u përgjigjur, përderisa ndonjëherë ju shfaqen edhe butonat accept’ dhe ‘decline.

Padyshim se kjo dukuri ju ka ndodhur mjaft shpesh, por mundësitë janë të mëdha se nuk e dini arsyen se përse ndonjëherë shfaqet metoda e parë, e ndonjëherë shfaqet metoda e dytë, transmeton Telegrafi.

screenshot_41


iPhone i pari edhe për nga profiti që bëjnë telefonat
Lexo po ashtu iPhone i pari edhe për nga profiti që bëjnë telefonat

Kjo është pyetje mjaft e zakonshme dhe përgjigja është shumë e thjeshtë: Nëse iPhone juaj është i mbyllur kur e pranoni thirrjen, atëherë do t’ju shfaqet mundësia ‘slide to answer për t’ju përgjigjur thirrjes, përderisa nëse veç keni qenë duke e përdorur iPhone dhe ju ka telefonuar dikush, atëherë do t’ju shfaqen mundësitë për ta pranuar apo refuzuar thirrjen. /Telegrafi/