LAJMI I FUNDIT:

iPhone i pari edhe për nga profiti që bëjnë telefonat

iPhone i pari edhe për nga profiti që bëjnë telefonat

Sipas një raporti nga firma hulumtuese Strategy Analytics thuhet se Apple ka arritur të posedojë 91 për qind të profitit të industrisë së telefonave gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016.

“Aftësia e Apple për të shuëmfishuar çmimin dhe për të minimizuar shpenzimet e prodhimit është tejet mbreslënëse dhe iPhone vazhdon të arrijë profite marramendëse,” thuhet në deklaratën e kompanisë për media.


Në vend të dytë është Huawei me 2.4 për qind pjesëmarrje të profitit të përgjithshëm, pasuar nga Vivo dhe OPPO të cilët janë në vend të tretë dhe të katërt respektivisht me nga 2.2 për qind.

Kategoria e fundit përbëhet nga ‘Të tjerët’, të cilët së bashku kanë krijuar 2.2 për qindëshin e fundit të profitit të industrisë gjatë çerekut të tretë.