LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ndotja në qytetet e Maqedonisë, qytetarët kërkojnë zgjidhje (Video)

Vazhdon ndotja në qytetet e Maqedonisë, qytetarët kërkojnë zgjidhje (Video)

Qytetarët thithin ajër të ndotur, ndërsa pushteti përveç rekomandimeve që të mos dilet jashtë dhe të mos përdoren makinat, nuk ndërmerr hapa konkret për të reduktuar ndotjen. Qytetarët janë të shqetësuar për shkak se qeveria nuk tregon se kush është shkaktari më i madh i ndotjes së ajrit që të reagohet në mënyrë të përshtatshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në çdo zgjedhje në programet elektorale të BDI-së, parti e cila vazhdimisht udhëheq me Ministrinë e Mjedisit, ka pothuajse të njejtat premtime për ajër më të pastër. Nuk ka masa konkrete, por vetëm udhëzime që të respektohen standardet ndërkombëtare dhe do të ketë plan ndërkombëtar. Pavarësisht angazhimeve të tilla të përgjithshme disa qytete të Maqedonisë, kanë ajër më të ndotur në Evropë.

Masa serioze specifike mungojnë edhe në programin zgjedhor të OBRM-PDUKM-së, por premtojnë stacione të reja matëse, zona të gjelbra dhe mbjellje tl druve në rrugët e qytetit.


Ndërsa LSDM-ja njofton se do ta rishikojë vendimin për importin e makinave të përdorura, do të zbatojë një regjim të ri në trafik, në qytetet e mëdha dhe do të nxitet transporti i organizuar për punëtorët në kompani të mëdha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori