LAJMI I FUNDIT:

MPB, ushtrim funksional për menaxhimin e incidenteve

MPB, ushtrim funksional për menaxhimin e incidenteve

Ministria e Punëve te Brendshme sot organizoi ushtrimin funksional për testimin e koordinimit të vendimmarrjes nga niveli lokal deri te grupi ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve (GNMI).

Skenari demonstrues trajtoj temën “Tërmeti dhe dëmtimi i digës së liqenit të Batllavës”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha kërkoi nga të gjithë mekanizmat institucional që në kuadër të planifikimeve të aktiviteteve të rregullta të tyre, të ndërtojnë kapacitete profesionale dhe burime tjera të nevojshme me qëllim që të jemi të përgatitur dhe në nivel të detyrës për çdo rast eventual emergjent, duke përmbushur kështu edhe objektivat tona institucionale në shërbim të qytetarëve të vendit. /Telegrafi/