LAJMI I FUNDIT:

Vajgl premton mbështejte për komunitetin LGBTI në Maqedoni

Vajgl premton mbështejte për komunitetin LGBTI në Maqedoni

Përfaqësues të OJQ ”Fronti Subversiv” kanë patur një takim me eurodeputetin Ivo Vajgl dhe me përfaqësues të Partisë Liberal-Demokrate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të kësaj OJQ-je, palët kanë diskutuar për margjinalizimin e LGBTI komunitetit në Maqedoni, posaçërisht pas krizës politike në vend.

Eurodeputeti Vajgl ka theksuar se Parlamenti Evropian do të vazhdojë me përkushtimin për përfaqësimin e të drejtave të këtij komuniteti, në kuadër të kompentencave që i ka./Telegrafi/