LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup organizohet konferencë ndërkombëtare sociologjike

Në Shkup organizohet konferencë ndërkombëtare sociologjike

Për nderë të sociologut Charles Wright Mills, Shoqata e sociologëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetet filozofike në Shkup dhe Universitetin Kirili dhe Metodi, organizojnë konferencë shkencore ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temë e konferencës është ”Sfidat e reja të imagjinatës sociologjike”, ndërkaq aktiviteti mbahet sot dhe nesër. Përveç sociologëve nga Maqedonia, në konferencë do të marrin pjesë edhe sociologë tënjohur nga Britania e madhe, Austria dhe Libani./Telegrafi/