LAJMI I FUNDIT:

Arilena flet për ekspozimin në veshje: Ishte koha të vija më seksi (Foto)

Arilena flet për ekspozimin në veshje: Ishte koha të vija më seksi (Foto)

Këngëtarja Arilena Ara ka pak kohë që publikuar projektin e saj më të ri “Nëntori”, një ndër këngët më të pëlqyera të këtij viti në festivalin “Kënga Magjike”.

Përveç interpretimit të fuqishëm, Arilena ra në sy edhe për dukjen e saj, e cila ishe menduar deri në detaje.

Arilena u shfaq me një palë pantallona dhe bluzë lëkure të zezë, pak më të ekspozuar se zakonisht në pjesën lart.


Arilena Ara, më e ekspozuar në veshjen e saj gjatë interpretimit të këngës "Nëntori" në Kënga Magjike 2016.
Arilena Ara, më e ekspozuar në veshjen e saj gjatë interpretimit të këngës “Nëntori” në Kënga Magjike 2016.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, e pyetur se pse kësaj radhe kishte vendosur të vinte më ndryshe, ajo u përgjigj:

“Për imazhin tim është kujdesur “Image Maker Miranda”, këshilluar me stafin tim. Ishte momenti i duhur që dalja ime në skenë të ishte me stil, e bukur dhe seksi”.

"Nëntori", ky muaj 'i mallkuar' për Arilena Arën
Lexo po ashtu "Nëntori", ky muaj 'i mallkuar' për Arilena Arën

Gjatë intervistës këngëtarja ka rrëfyer edhe për projektet tjera që pret t’i publikojë pas “Nëntorit”. /Telegrafi/