LAJMI I FUNDIT:

“Nëntori”, ky muaj ‘i mallkuar’ për Arilena Arën

“Nëntori”, ky muaj ‘i mallkuar’ për Arilena Arën
Arilena Ara gjatë interpretimit të këngës "Nëntori" në Kënga Magjike 2016

Arilena Ara, zëri që të gjithë e mbajmë mend nga edicioni i dytë i “X Factor Albania” ka prezantuar para publikut një prej projekteve më të veçanta të jetës së saj.

Ditë më parë këngëtarja ka publikuar këngën e re “Nëntori”, një baladë mbreslënëse, të cilën ia kushton babait të saj të ndjerë dhe ishte pikërisht “Kënga Magjike”, destinacioni ku këngëtarja vendosi të prezantojë këtë projekt magjik.


Në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja ka rrëfyer emocionet që ka përjetuar gjatë këndimit si dhe pritshmëritë e saj për këtë vit në “Këngën Magjike”.

Sigurisht që pjesë e bisedës ishin edhe planet që ajo ka për të ardhmen dhe paraqitja e saj para publikut tashmë paksa më ekstravagante.

Arilena, keni publikuar së fundmi këngën e re “Nëntori”. Na flisni pak më shumë rreth realizimit të këtij projekti?

“Nëntori” është realizuar nga producenti Darko Dimitrov në bashkëpunim me autorin e tekstit Lindon Berisha. “Nëntori” filloi me shumë dashuri që në start.. Punuam me një energji jashtëzakonisht pozitive, dhe frymëzimi ka lindur natyrshëm me të gjithë stafin tim. Në çdo fjalë, në çdo tingull ka kaq shumë ndjenjë. Më ka kënduar shpirti!

Arilena Ara gjatë interpretimit të këngës "Nëntori" në Kënga Magjike 2016
Arilena Ara gjatë interpretimit të këngës “Nëntori” në Kënga Magjike 2016

Teksti është i thellë dhe jeni shprehur se ka të bëjë me jetën tuaj private. Çfarë emocionu ju jep momenti kur interpetoni tekstin?

Balada “Nëntori” është një histori dashurie që pasqyron dhimbje dhe lot. Unë mendoj që çdo njeri mund të përfshihet në këtë muzikë cilado qoftë historia e tij. Ka kaq shumë ndjenjë në çdo fjalë dhe në çdo tingull. Sinqerisht përjetoj një emocion të papërshkrueshëm kur e këndoj.

Vini për herë të parë në “Kënga Magjike”. Pse vendosët që ta sprovoni veten sërish në një kompeticion muzikor?

Gjithçka ndodhi pa plan! Ishte vetëm një demo në të cilën përsëritej fraza “It’s november  (Është nëntor)” dhe e dashurova menjëherë. Magjia e nëntorit më çoi në “Këngën Magjike”.

ari7

Cilat janë pritshmëritë tuaja në këtë festival? Mendoni se do ju ndjek i njejti fat si në “X Factor”?

Pres gjithçka, përveç gjërave që nuk janë të merituara.

A e keni inat në të vërtetë muajin e nëntorit apo është thjeshtë kënga?

Duhet te pyesim Lindonin për ndjenjat e tij.

Jeni paraqitur kësaj here me një veshje më ekstravagante. Pse keni vendosur këtë herë të shfaqeni më ndryshe?

Për imazhin tim është kujdesur “Image Maker Miranda”, këshilluar me stafin tim. Ishte momenti i duhur që dalja ime në skenë të ishte me stil, e bukur dhe seksi.

arisex

Cilat janë projektet pasuese pas “Nëntorit” që presin fansat nga Arilena?

Është një projekt që ka përfunduar përpara se “Kënga Magjike” të fillonte, madje kam ndarë dhe titullin kohë më parë në rrjetin social Instagram,”Energji”. Jemi në përgatitje të videoklipit dhe mund të them që jam shumë e entuziazmuar me këtë projekt.

A jeni e angazhuar me koncerte?

Bashkë me ekipin kemi mbyllur turin e suksesshëm “TokeRroke”. Gjatë kësaj periudhe e gjithë energjia ime është përqendruar tek “Nëntori”, prandaj daljet e mija në publik, për sa i përket koncerteve janë të reduktuara.

Arilena Ara gjatë interpretimit të këngës "Nëntori" në Kënga Magjike 2016
Arilena Ara gjatë interpretimit të këngës “Nëntori” në Kënga Magjike 2016

Çfarë planifikoni për paraqitjen tuaj në gjysmëfinale? Mendoni të vini me performancë apo e vetme në skenë?

Dua vetëm të këndoj me shpirt, dhe të transmetoj emocionin që unë ndjej teksa debutoj “Nëntorin”.

Arilena, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë, shumë suksese në “Kënga Magjike”. Çfarë do do doje të shtoje për fund?

Një falënderim të sinqertë për të gjithë miqtë, fansat dhe kolegët që më kanë mbështetur mua dhe nëntorin tim! /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori