Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka vizituar sot komunën e Prizrenit.
Sipas një njoftimi, fillimisht, zëvendëskryeministri Kelmendi është pritur në takim nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimin ekonomik.
Njoftimi i plotë:
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka vizituar sot komunën e Prizrenit.
Fillimisht, zëvendëskryeministri Kelmendi është pritur në takim nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimin ekonomik.
“Shtjelluam shumë çështje me rëndësi. Për mua ishte me rëndësi që të gjejmë arsyen e pengesave që ka zona ekonomike në Komunën e Prizrenit. T’i sjellim disa vendime që gjatë vitit 2016 të zgjedhim këtë problem dhe të hapim rrugë për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.
Zëvendëskryeministri Kelmendi përmendi popullsinë e re të Kosovës dhe taksat e përshtatshme për biznese si arsyet kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit. Andaj edhe njëherë, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të avancuar më tutje me reforma për të mundësuar ekonomi më të zhvilluar.
“Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin Isa Mustafa është e interesuar që ekonomia të ec përpara dhe të kemi një zhvillim ekonomik me teknologji të avancuar në mënyrë që të ardhurat e qytetarëve tanë të jenë më të denja dhe të zhvillohemi si në industri ashtu edhe në bujqësi dhe fusha tjera. Ju e dini që ne e kemi sjell Ligjin për Investime Strategjike që është në Gjykatën Kushtetuese dhe ne presim që shumë shpejtë të vije në zbatim, në mënyrë që disa prona të AKP-së t’i kthejmë në pronësi të komunave ose të zonave të caktuara industriale me një planifikim diku 100 vjeçar, në mënyrë që investitorët e jashtëm të kenë arsye që të vijnë dhe që ne investitorët t’i trajtojmë shumë më mirë sesa vendet e rajonit”, theksoi zëvendëskryeministri Kelmendi.
Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, u shpreh i bindur se problemi me Zonën Industriale në këtë qytet do të zgjidhet shumë shpejt.
“Kemi informata se së shpejti ato pengesa do të evitohen dhe do të filloj parcializimi i kësaj sipërfaqe prej 84 hektarësh”, tha kryetari Muja.
Gjatë qëndrimit në Prizren, zëvendëskryeministri Kelmendi dhe zëvendësministri Gecaj vizituan disa kompani private. Fillimisht, delegacioni qeveritar është ndalur tek Fabrika e prodhimeve ABI Progres në Prizren, e më pas tek kompania e ëmbëlsirave “Liri”, kompania e ndërtimeve “Vëllezërit e Bashkuar” si dhe kompaninë “Eurofood”.
Zëvendëskryeministri Kelmendi ka takuar pronarët dhe drejtuesit e këtyre kompanive, për të parë mënyrën sesi do të mundet Qeveria që të ndihmoj këto biznese, gjatë punës në nxjerrjen e pakos e dytë fiskale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale