LAJMI I FUNDIT:

Blero pas 11 viteve rikthehet në “Kënga Magjike”, ja si dukej vite më parë në këtë festival (Foto/Video)

Blero pas 11 viteve rikthehet në “Kënga Magjike”, ja si dukej vite më parë në këtë festival (Foto/Video)

Këngëtari Blero Muharremi në fillimet e karrierës së tij është paraqitur disa herë në festivale, teksa më vonë dëshira për të konkurruar në kompeticione u shua.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur përmes një interviste në TV Dukagjini se shumë shpejt do të paraqitet në festivalin “Kënga Magjike”, pas 11 vitesh mungesë në këtë kompeticion.

Blero tregon të vërtetën pse u shua kompania "Elephant", thotë se nuk e ka shitur (Video)
Lexo po ashtu Blero tregon të vërtetën pse u shua kompania "Elephant", thotë se nuk e ka shitur (Video)

I pyetur nga gazetarja se pse ka zgjedhur “Këngën Magjike” dhe jo Festivalin e RTSH-së, Blero u përgjigj duke thënë se është ndarë shumë i zhgënjyer nga ky i fundit, dhe pret që në Kosovë të zhvillohet një festival i tillë që të çon drejt Eurovisionit, dhe më pas do të merrte pjesë.


Kënga me të cilën Blero ka vendosur të konkurrojë këtë vit është baladë, dhe është punuar me muzikë dhe tekst nga vetë ai.

Blero gjatë interpretimit të këngës "Më Mungon" në Kënga Magjike 2005.
Blero gjatë interpretimit të këngës “Më Mungon” në Kënga Magjike 2005.

Në “Kënga Magjike 2005”, Blero kishte konkurruar me këngën “Më mungon”, ku kishte arritur deri në finale dhe ishte shpërblyer me Çmimin Diskografik.

Urojmë që i njejti fat ta përcjellë edhe këtë vit këngëtarin, duke e bërë pjesë të finales. /Telegrafi/