Policia e Kosovës do ta ketë në dispozicionin e saj një veturë luksoze BMW X6 të konfiskuar nga kriminelët. Policia për këtë veturë nuk do të paguajë asnjë cent, pasi Ministria e Drejtësisë ka paguar rreth 1 mijë euro për servisimin e saj.
KALLXO.com mëson se vetura është konfiskuar me vendim të Gjykatës për përfshirje në vepër penale. Ajo është nën mbikëqyrjen e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
“Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka nën administrimin e saj veturën BMW X6, e pranuar sipas vendimit të plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Pejë P.nr. 984/13 e datës 19.01.2015. Pasuria në fjalë është e konfiskuar me vendim të prerë” thuhet në përgjigjen për KALLXO.com të Zyrës për Informim në Ministrinë e Drejtësisë.
Rrahim Rama, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar e ka pranuar se një nga veturat e konfiskuara i është dorëzuar Policisë së Kosovës.
“Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, në përputhshmëri me dispozitat ligjore në fuqi, veturën në fjalë e ka dorëzuar për shfrytëzim te Policia e Kosovës”, ka thënë Rama, në një përgjigje më shkrim.
Por, KALLXO.com ka mësuar se bëhet fjalë për veturën BMW X6, e cila i është kaluar Policisë së Kosovës. Madje, burimet thonë se e njëjta veturë ishte servisuar nga kjo Agjenci.
KALLXO.com më herët kishte nisur një hulumtim rreth tenderit të iniciuar nga Ministria e Drejtësisë për servisimin e veturës BMW X6.
Kjo ministri më 5 tetor 2016 në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), publikoi njoftimin për nënshkrimin e kontratës për tenderin “Servisimi i Automjetit BMW X6”.
Riparimi dhe servisimi i makinës luksoze “BMW X6” të konfiskuar me vendim gjykate do t’i kushtojë Ministrisë së Drejtësisë 868 euro e 40 centë.
Por, Ministria e Drejtësisë nuk ka treguar se vetura në fjalë po riparohet për t’ia dhënë në shfrytëzim institucioneve të Kosovës.
“Veturat të cilat janë nën administrim të agjencisë i nënshtrohen mirëmbajtjes me qëllim të ruajtjes së vlerës ose rritjes së saj. Veprimet të cilat janë ndërmarrë për servisim të këtij automjeti janë bërë me qëllim që pasuria në fjalë të bëhet funksionale dhe e shfrytëzueshme,” thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim e Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo ministri ka thënë se vetura do të mbahet në depo.
“Vetura në fjalë nuk është në shfrytëzim dhe e njëjta mbahet në Depo Qendrore të Agjencisë në fshatin Llukar, Komuna e Prishtinës,” shpjegoi zyra e ministrisë së drejtësisë.
Në tetor të këtij viti Rrahim Rama, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar u ankua se kërkesat e agjencisë për shitje të pasurisë së konfiskuar të krijuar me vepra penale nuk po marrin përgjigje nga gjykatat. /Kallxo.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare