Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka pritur në një takim zbuluesin e kultivarit të parë të grurit të quajtur “Dardania1”, Shukri Fetahu, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet shkenca në Kosovë.
Mustafa ka thënë se si përfaqësues të institucioneve nuk ka si të mos krenohen për këtë të arritur shkencore që është bërë në vendin tonë derisa e ka përgëzuar në emër të Qeverisë së Kosovës profesor Fetahun për një gjë të tillë.
“Kjo me grurin është një zbulim dhe është një e gjetur shkencore e cila e afirmon jo vetëm Kosovën por edhe e afirmon në tërësi në rajon edhe në Evropë edhe në botë, kontribuon në zhvillimin bujqësor, rendimenteve më të larta por edhe shfrytëzimin më të mirë të cilësisë së tokës edhe të ambientit në të cilin ne tash gjendemi. Ju uroj shumë për këtë gjithashtu dëshiroj të shpreh përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të mbështes punën shkencore sidomos në fushat, të cilat ndikojnë që të ndryshohet edhe struktura e prodhimit ën vend dhe të kemi edhe brendin tonë të kemi edhe markën tonë me të cilën ne mund të identifikohemi edh enë Ballkan edhe në Evropë edhe në botë, prandaj dëshiroj të ju përgëzoj për këtë të arritur”, tha ai.
Kurse profesor Shukri Fetahu i cili e ka bërë këtë zbulim, ka thënë se për punën e tij shkencore i falënderon më së shumti studentët, të cilët kanë qenë pjesëmarrës me punimet e tyre studimore gjatë tërë këtij rrugëtimi.
“Ishte një sfidë fillimisht me shumë pikëpyetje por e përballuam duke iu falënderuar edhe ekipit vendor dhe në bashkëpunim edhe me disa kolegë ndërkombëtarë si Austrinë dhe Tiranën bashkë dhe në rend të parë gjithmonë po flas se kjo punë më shumë i takon ekipit të studentëve për shkak se në rrethanat në ë cilat kemi vepruar kanë qenë pak më të vështira sepse ka filluar para 15 viteve kjo punë dhe kështu e do natyra e gjenetikës së bimëve fillimin e pastaj me i zhvillua gjeneratat. Ndërsa lidhur me këto unë mund të ju informoj se është kultivari i parë që e krijuam dhe deri tash kemi thënë që nuk kemi kultivarë tash e them pa modesti , po dal prej modestisë që të them se Kosova e ka kultivarin e saj të parë të grurit dhe ky është kontributi i fakultetit, universitetit studentëve të gjithëve”, ka thënë Fetahu.
Ndërsa, ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, tha se ky kontribut është shumë domethënës derisa ka shtuar se këto kontribute shkencore institucionet shtetërore duhet t’i stimulojnë.
“Profesori e ka bërë një kontribut tepër domethënës, po flasim për kultivarin e parë autokton ta quaj të grurit dhe mbi të gjitha nuk po flasim për çfarëdo kulture por për kulturën më strategjike për secilin vend. Ajo që vlen të theksohet është fakti që tash për tash ne këtu po flasim për një kontribut shkencor por është qëllimi ynë i përbashkët që këtë kontribut shkencor ta stimulojmë dhe ta ndihmojmë që të transformohet në një kontribut ekonomik dhe zhvillimin e bujqësisë në vend sidomos kur kihet parasysh fakti i sipërfaqeve të limituara të cilën e kemi dhe fokusit ton, kultura më profitabile sesa gruri është tepër e rëndësishme kur kemi një kultivar i cili në njërën anë e zvogëlon investimin fillestar për fermerët ndërsa e rritë rendimentin”, tha Krasniqi.
Kultivari i parë i grurit “Dardania 1” është zbuluar nga profesori i Fakultetit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, Shukri Fetahu dhe deri më tani ka marrë dy njohje: një vendore dhe një ndërkombëtare për këtë zbulim.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet