LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i bombolave të gazit ndodh për shkak të gypave joadekuat!

Shpërthimi i bombolave të gazit ndodh për shkak të gypave joadekuat!

Shpërthimi i dy bombolave të gazit brenda një dite në dy qytete të ndryshme të Kosovës, ka bërë që qytetarët të shqetësohen rreth përdorimit të gazit për t’u ngrohur gjatë stinës së dimrit.

Shpërthimet e djeshme në Prishtinë dhe në Pejë, sipas Inspektoratit për Energji – që vepron në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) – thuhet se janë pasojë e instalimit të gypave joadekuat.

Kryeinspektori Hysni Komoni, ka thënë për Telegrafin se në këto raste kemi të bëjmë me rrjedhje të gazit nëpër instalime, për çka kanë ndodhur shpërthimet.


Shpërthim i fuqishëm në Pejë (Video)
Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në Pejë (Video)

Ai ka theksuar se bombolat kanë qenë të sigurta, porse rrjedhja vjen nga pakujdesia apo nga instalimi jo i mirë të gypave ku kalon gazi.

“Një shkëndijë, sado e vogël – qoftë edhe ndezja dhe ndalja e dritës – mund të krijojë eksplodim”, ka thënë ai. “Gjatë përdorimit të bombolës duhet të bëhet ajrosja natyrale: hapja e dritareve etj.”.

Sa i përket përgjegjësisë institucionale, ai thotë kompanitë kanë përgjegjësi vetëm për bombolat e jo për gypat. Ndërsa, shton se po të kishte probleme me bombolat, do të kishte eksploduar ajo.

“Por, incidenti ka ndodhur për shkak të rrjedhjes. Qytetarë gypat i blejnë nëpër shitore të caktuara. Ato janë produkte që i importojnë kompani të ndryshme e që janë të obliguara t’i kenë të dhënat për secilin produkt. Nëse dikush i shet dikujt një gyp që nuk është adekuat, blerësi e ka për obligim që rastin ta paraqesë në Inspektoratin e Tregut e që ky institucion t’i marrë masat e nevojshme”, ka sqaruar Komoni.

Katër të lënduar nga shpërthimi në Pejë, Policia jep detaje
Lexo po ashtu Katër të lënduar nga shpërthimi në Pejë, Policia jep detaje

Sipas tij, është e vështirë të thuhet se çdo bombol i plotëson kriteret, porse Ligji nuk lejon të importohen bombola më të vjetra mbi 15 vite.

“Dogana në ato raste nuk i lëshon. Pastaj, nëse ka problem në verifikim, ftohet Inspektoratin përkatës i cili e bën një mbikëqyrje të dokumentacionit përcjellës. Aty duhet të jenë të dhënat se kush e ka prodhuar dhe ku është prodhuar. Duhet të ketë deklaratë të konformitetit – vërtetimin se pajisja është prodhuar konform ligjeve, rregullave dhe standardeve”, ka shtuar ai.

Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kanë thënë se një ndër kushtet e përcaktuara me Nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 2006/08 – për licencimin e subjekteve afariste për tregtinë me gazin e lëngëzuar të naftës dhe gazrave tjera – është certifikata që dëshmon plotësimin e kërkesave të sigurisë së pajisjeve nën presion (që lëshohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik- MTI), dhe pëlqimin mjedisor të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor (MMPH). Ata kanë sqaruar se MTI-ja është përgjegjëse për licencim të subjekteve afariste, nëse ato plotësojnë dokumentacionin e kërkuar.

“MTI është duke punuar në ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ dhe e ka dërguar të njëjtin për konsultim publik te ministritë e linjës kompetente, për të dhënë propozimet në fushat të cilat janë përgjegjëse”, kanë theksuar nga kjo Ministri.

Shpërthim edhe në Prishtinë, lëndohet një person
Lexo po ashtu Shpërthim edhe në Prishtinë, lëndohet një person

Për problemin e bombolave të gazit ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili ka thënë për Telegrafin se tash e disa vite agregatët e furnizimit me gaz nëpër pompa, nuk janë kalibruar. Ai, ka dyshime për cilësinë e gazit me të cilën furnizohen konsumatorët.

“MTI lëshon licenca pa kalibrim të agregateve të gazit”, ka thënë Berjani.

Ndryshe, dje në Pejë ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit, nga e cila kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu të hënën në Prishtinë, një person ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi që ka ndodhur në një banesë në rrugën “Beqir Kastrati” në lagjen “Mati 1”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori