LAJMI I FUNDIT:

Latifi drejt La Ligas?

Latifi drejt La Ligas?

Liridon Latifi, mesfushori kosovar i Skënderbeut, gjatë janarit ka gjasa që të transferohet në La Liga.

Nuk u shit në verë, por në janar me shumë mundë-si do të largohet nga Skënderbeu. Liridon Latifi është një nga emrat më të lakuar në klubin korçar për t’u transferuar në një skuadër jashtë Shqipërisë.


Burime të sigurta të “Panorama Sport” treguan dje se klubi bardhekuq po negocion me një skuadër spanjolle, që garon në La Liga. Për momentin emri i klubit nuk bëhet i ditur, por interesimi mësohet se është konkret dhe palët janë në bisedime intensive.

Nëse çdo gjë do të shkonte sipas planeve, atëherë do të ishte një nga transfertat më të mëdha për Skënderbeun, teksa Latifin do të ndiqte rrugën e Bernard Berishës, i cili u transferua te Anzhi.

Për mesfushorin me tipare ofensive mësohet se Skënderbeu kërkon afërsisht 800 mijë euro. Të paktën, me këtë shifër klubi synoi ta shiste kosovarin edhe te FC Rostov në verë. Mirëpo, ndryshimi i drejtuesve të ekipit rus bëri që transferimi të dështoi

Kurse, përveç ekipit nga La liga, interesim për ish anëtarin e Prishtinës ka shfaqur edhe skuadra nga e Kazakistanit, Astana.