LAJMI I FUNDIT:

Facebook dhe Twitter në ‘luftë’ kundër lajmeve të rreme në Veles

Facebook dhe Twitter në ‘luftë’ kundër lajmeve të rreme në Veles

Lajmet e rremë në rrjetet sociale kanë pasur ndikim të madh në zgjedhjen e Donald Trump për kryetar të Shteteve të Bashkuara dhe këto lajme të rreme të publikuar nga adoleshentët e Velesit janë shpërndarë 250.000 herë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndikimi ishte aq i madh sa që Facebook dhe Twitter kanë filluar të mendojnë seriozisht për këtë çështje dhe të kërkojnë ndalimin e informacioneve të rreme që janë shumëfishuar në rrjetet e tyre.

Fushata e Donald Trump udhëhiqet nga Velesi i Maqedonisë (Foto)
Lexo po ashtu Fushata e Donald Trump udhëhiqet nga Velesi i Maqedonisë (Foto)

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook, është përpjekur për të minimizuar ndikimin e këtij rrjeti në fitoren e Trump. Por, sipas faqes BuzzFeed, disa nga bashkëpunëtorët e tij kishin qëndrim të kundërt kështu që vendosi të krijojë një grup joformal dhe të studiojë shpjegimet e mundshme të këtij fenomeni. Dukuri në të cilën luan rol edhe Maqedonia.


Sipas faqes, shumë prej të punësuarve të Facebook janë të pakënaqur me qëndrimin zyrtar të shefit të tyre Zuckerberg. Disa në mënyrë anonime dëshmuan për BuzzFeed dhe konfirmuan se ata janë takuar dy herë dhe kanë bërë një listë të rekomandimeve për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme në Facebook.

Edhe Twitter ka probleme. Rrjeti ka fshirë disa profile të njerëzve nga ultra djathistë amerikan të ashtuquajtur si “alt-right” që do të thotë “alternativa djathiste”. Twitter njëkohësisht ka aktivizuar një funksion të ri të quajtur “Mute Words (maskim të fjalëve). Kjo mundëson të maskojë raportimin e disa fjalëve kyçe si dhe është një mënyrë për të parandaluar përhapjen e mesazheve raciste dhe fyese për disa përdorues në Twitter.

Një studim nga Universiteti i Karolinës së Jugut tha se ka marrë pesë mesazhe në Twitter në lidhje me fushatën zgjedhore në SHBA postuar nga robotë.

Në ‘skenë’ qëndrojnë edhe faqet nga Maqedonia ku Telegrafi Maqedoni dy javë më parë njoftoi për këtë fenomen.

Gazetarët Craig Silverman dhe Lauren Alexander kanë numëruar më shumë se 100 faqe pro-Trump në Veles kurse Guardian pohoi se kishte më shumë se 150. Por, loja në Maqedoni nuk ishte politike, por komerciale sepse çdo klikim në këto vende gjeneron të ardhura përmes lidhjeve të sponsorizuara. Sipas këtyre gazetarëve, çdo klikim nga këto vende nga një përdorues i SHBA-së sjell të ardhura katër herë më shumë se një klikim të një përdoruesi nga një vend tjetër i botës.

Adoleshentët të cilët udhëheqnin këto vende, shpejt e kuptuan se vetëm shpallja e lajmit të bujshëm dhe shpesh të rreme tërheqnin përdoruesit e Facebook dhe disa prej tyre fituan 5.000 $ në muaj, sipas Silverman dhe Aleksandrit.

Sipas revistës belge Libre Belgique, disa nga këto informacione të rreme janë shpëndarë 250.000 herë dhe midis “shpërndarësve” ndodhet dhe Eric Trump, i biri i kryetarit të ri, Donald Trump. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori