Fjetja në divan në dhomë të ditës di të bëhet “mëkat i ëmbël”, por edhe shkas për grindje të vogël midis partnerëve.
Megjithatë, hulumtimet e reja tregojnë që shkak për grindje nuk ka, sepse (herë pas here) fjetja ndaras ndikon mirë edhe tek ne edhe tek lidhja jonë, transmeton Telegrafi.
Në hulumtim të ekspertëve të Universitetit të Lidsit dhe një kompanie e cila prodhon krevate dhe dyshekë, tregon që 29 për qind e njerëzve fajësojnë partnerët e vet për problemet me gjumin.
Problemet kanë shkaktarë të ndryshëm – disa thjesht janë të parehatshëm në krevat, disa gërhasin, ndërkaq epoka digjitale me vete ka sjellë edhe telefonat e mençur e monotonë.
Megjithatë, pasojat janë të njëjta – mungesa e gjumit dhe gjumë i keq deri te një sërë problemesh shëndetësore midis të cilave janë edhe problemet me zemrën, diabeti dhe obesiteti.
Gjithashtu, është e njohur që ndjenja e pakënaqësisë, lodhja kronike dhe gjendjet e tjera të cilat me vete sjellin mungesën e gjumit kanë pasoja negative për jetën shoqërore dhe marrëdhëniet me partnerin, ndërkaq ky hulumtim tregon që ata të cilët janë të lumtur në lidhjen e tyre kanë gjumë të qetë.
Lidhshmëria shkon deri aty që një puthje e zakonshme për t’i uruar natë të mirë është e vlefshme se si do të kalojmë natën në krevat.
Madje 71 për qind e të të anketuarve kanë thënë që më të qetë shkojnë në shtrat nëse partneri në mënyrë të butë i uron natë të mirë, ndërsa 36 për qind e tyre kanë thënë që mungesa e puthjes ndikon jashtëzakonisht negativisht në gjumë.
“Një puthje e dhënë personit të cilin e dashuroni para shkuarjes në gjumë ndihmon që të shmangni stresin e përditshëm. Vlen edhe e kundërta dhe madje për 70 për qind të njerëzve, ata të cilët i thonë “të dua” partnerit para gjumi kanë gjumë më të këndshëm” thotë doktoresha Ramlakan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar