Të premten, 25 vajza nga gjitha trojet dhe diaspora shqiptare do të ngjiten në skenë për të garuar për kurorën e më të bukurës shqiptare në botë. Ky spektakël bukurie mbahet nën organizimin e “Gecjan Grup” dhe “Rinora 4”.
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të spektaklit “Miss shqiptarja në botë” e cila do të mbahet në Zvicër. Të premten, 25 vajza nga gjitha trojet dhe diaspora shqiptare do të ngjiten në skenë për të garuar për kurorën e më të bukurës shqiptare në botë. Ky spektakël bukurie mbahet nën organizimin e “Gecjan Grup” dhe “Rinora 4”, ndërsa finalja do të mbahet në diskotekën e njohur shqiptare në Zvicër, “Rinora 4”, me fillim në orën 22.00.
”Jemi në fazën përfundimtare. Vajzat janë mbledhur të gjitha në Zvicër dhe kanë filluar me provat dhe setet fotografike”, është shprehur për “albinfo.ch”, producenti Ilir Geci.
Në këtë event të bukurisë pritet të ketë shumë gjëra interesante, të cilët organizatori Geci dëshiron t’i lë befasi për publikun. Ndërkohë ai thotë se gjatë natës finale përveç vendit të parë do të ndahen edhe pesëmbëdhjetë çmime të tjera “Shoqëruesja e parë, shoqëruesja e dytë, Miss Fotogjenia, Miss Publiku, Miss Inteligjenca, Miss Press, Miss Eleganca, Miss Buzëqeshja, Miss Interneti, Miss Miqësia, Miss Rinora 4, Miss Diamond, Miss Spirit of Drini Miss Air Prishtina, GfG Model”.
Përveç tjerash, organizatorët janë kujdesur që për ta bërë këtë natë më të begatshme, të sjellin edhe disa nga këngëtarët më të njohur të estradës. “Për argëtimin e të pranishmëve ne jemi përkujdesur të kemi një program të pasur artistik dhe kemi ftuar këngëtarët si: Capital T, Lyrical son dhe Mc Kreshen”, thotë Geci.
Kurora e “Miss shqiptarja në botë” është e punuar në Prishtinë dhe është komplet punë dore e punuar në detaje unike të flakruar në flori, vlera e së cilës është rreth pesë mijë euro.
Organizatori Geci zbulon edhe disa nga anëtarët e jurisë të cilët do të japin votën e tyre për më të bukurën e kësaj natë. “Në juri do të jenë: Morena Taraku, Blerina Kllokoqi – Rugova, Nadire Binaku – Zymberi, Adriana Kulla e të tjerë”.
Ky është bashkëpunimi i dyte që “Gecjan Grup” e sjell me “Rinora4”, ku gjithçka po shkon sipas parashikimeve nga të dy palët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren
Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit
Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën
Driloni-Sarës: Të brendshmet që po të mungojnë, i kam marrë unë për kujtim
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë