LAJMI I FUNDIT:

Noizy ndihmon të aksidentuarit

Noizy ndihmon të aksidentuarit

Mjekja pediatre nga Durrësi, Vera Koço dhe disa familjarë të saj kanë pësuar një aksident ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit.

Fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën ndonëse mjekja ka pësuar disa fraktura në këmbë. Ajo ka bërë të ditur për “Balkanweb” se personi që i ka ardhur në ndihmë ka qenë reperi i njohur Noizy.

Koço është shprehur se Noizy është përpjekur ti vijë në ndihmë me çfarë mundej. Ai ka qenë duke udhëtuar në këtë zonë dhe ka ndaluar në rrugë për të ndihmuar të aksidentuarit.

Policia e qarkullimit rrugor bëri me dije se mjeti që drejtohej nga kunati i mjekes është përplasur me një kamion.

Vetura me të cilën udhëtonte mjekja i ka rënë nga pas kamionit e për pasojë mjekja ka thyer këmbën, ndërsa kunati dhe motra e saj nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë lajme të tilla pasi ditë më parë një tjetër reper, Stresi është kthyer në “hero” pasi shpëtoji jetën e një foshnje nga zjarri që kishte rënë në banesë.

Në trend Magazina

Më shumë
Alba Vukaj shkëlqen me dukjen elegante në setin e ri fotografik

Alba Vukaj shkëlqen me dukjen elegante në setin e ri fotografik

Magazina
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
Beatrix Ramosaj tregon figurën e mrekullueshme në bikini, në një video në Instagram

Beatrix Ramosaj tregon figurën e mrekullueshme në bikini, në një video në Instagram

Magazina
Rita Ora zbulon 'çelësin' për ta bërë martesën e saj me Taika Waititi të funksionojë, pavarësisht orareve të tyre 'të çmendura'

Rita Ora zbulon 'çelësin' për ta bërë martesën e saj me Taika Waititi të funksionojë, pavarësisht orareve të tyre 'të çmendura'

Magazina
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi "i zjarrtë” - publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York

Magazina
“Ke marrë vëmendje sepse ke qenë e dashura e Romeos” - Rike Roçi me tone të ashpra ndaj Heidit

“Ke marrë vëmendje sepse ke qenë e dashura e Romeos” - Rike Roçi me tone të ashpra ndaj Heidit

Magazina
Kalo në kategori