LAJMI I FUNDIT:

Deponitë e egra në Maqedoni nuk përmbushin standardet evropiane

Deponitë e egra në Maqedoni nuk përmbushin standardet evropiane

Nga gjithsej 54 deponi komunale në Maqedoni, vetëm një “Skposka Drisla” punon sipas standardeve evropiane, ndërsa të tjerat funskionojnë si deponi të egra pasi nuk përmbushin as minimalisht kriteret dhe standardet nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoqata për mjedis hapësionorë të pastër “Ajde Makedonija” është një shembull e cila prezenton konceptin e qëndrueshmërisë dhe një ekonomie qarkore, e cila quhet koncepti i mbeturinave zero, që duhet të zbatohet nga gjithë qytetet, duke iu përshtatur sistemit të vet të menaxhimit me mbeturina.


Ky koncept në qytetet evropiane po praktikohet me sukses nga rreth 308 komuna të cilat janë pjesë e rrjetit “Zero mbeturina në Evropë”. Në Maqedoni ka ligje për menaxhimin e mbeturinave të cilat ofrojnë zgjedhje të veçanta, por komunat nuk i zbatojnë ato.

Nga shoqata “Ajde Makedonija” bëjnë apel për të rritur vetëdijen në mesin e qytetarëve dhe autoriteteve, duke zbatuar dënime më të ashpra për ata që ndotin mjedisin me hudhjen e mbeturinave./Telegrafi/