LAJMI I FUNDIT:

Fundoset anija në Indonezi, 15 të zhdukur

Fundoset anija në Indonezi, 15 të zhdukur

Tri patrulla policore janë vënë në kërkim të 15 personave të zhdukur, pas përmbytjes së anijes së peshkimit në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave ka njoftuar se në anije ndodheshin 27 persona, kur ajo u godit nga anija vietnameze në bregdetin e qytetit port Tuban në Java.

Kreu i Departamentit rajonal për menaxhimin e katastrofave Joko Ludiyono tha se nuk ka asnjë tregues se viktimat do të mund të gjenden.


Ky është aksidenti i dytë ujor në Indonezi gjatë këtij muaji.

Në fillim të nëntorit, 54 persona humbën jetën kur një anije me 98 punonjës, emigrantë, u përmbyt pranë ishullit Batam në Detin e Kinës Jugore.