Me këtë numër të veteranëve dhe invalidëve të luftës që aktualisht janë në Kosovë, do të shpenzohen 2 miliardë euro për 20 vjetët e ardhshme, apo 100 milionë euro në vit.
Kështu tha sot përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Jacques Miniane në një konferencë për media që u mbajt sot së bashku me ministrin e Financave Avdullah Hoti dhe përfaqësues nga BQK-ja.
Miniane tha se Qeveria e Kosovës duhet sa më parë që të formojë një komision për rishikimin e listave të veteranëve i cili duhet të jetë i respektueshëm dhe i paanshëm.
Po ashtu tha se gjatë javëve të ardhshme do të takohen me përfaqësues të veteranëve në mënyrë që t’iu sigurohet atyre se ata që e meritojnë do t’i marrin pensionet e tyre ndërsa ata që se meritojnë nuk do të përfshihen në këto paga.
“Me numrin e veteranëve që i kemi sot, me numrin e invalidëve të luftës që i kemi sot , Kosova do të shpenzojë më shumë se 2 miliardë euro për gjatë 20 viteve të ardhshme. Kosova nuk mund t’i përballoj 2 miliardë euro për këto skema. Mendoni për gjithë ato shkolla që nuk do të ndërtohen me këto para, mendoni për gjitha rrugët dhe spitalet që nuk do të ndërtohen me këto para….Kjo çon në atë se shumë veteranë tanimë nuk do të kërkojnë punë , nuk do ta mbajnë punën dhe nuk do të deklarojnë të ardhurat e tyre si duhet për ta mbajtur këtë pension. Qeveria tani është zotuar në një reformë të këtyre skemave. Do të jetë një reformë në riklasifikimin e veteranëve të luftë., bazuar në kontributet e tyre që i kanë dhënë gjatë luftës dhe do t’i përshtat përfitimet në përputhje me kontributin”, tha Miniane.
Ai po ashtu tha se një sektor tjetër që ka nevojë për vëmendje është tregu i sigurimeve, ku sipas tij është sektor i vogël , jo profitabil dhe me kapitalizëm të dobët.
“Thënë shkurt ky sektor nuk është duke vepruar me profitabilitet nuk është i profesinalizuar sa duhet mirë dhe ka një kapitalizëm mjaft të dobët. Kjo pjesërisht për arsye përtej kontrollit të saj . Për shembull ka një numër të madh të mjeteve të pa siguruara demet e të cilave duhet ti paguajnë kompanitë e sigurimeve. Ajo që është mirë do të hynë rregulla të reja në zbatim nga janari të aplikuara me ligjin për sigurime dhe me rregullore të reja”, tha Miniane .
Ndërsa, ministri I Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm është i qëndrueshëm dhe në harmoni me programin e FMN-së.
“Është buxheti më i lartë që ka pasur deri tash Kosova, por që kërkon përpjekje nga secili institucion për ta realizuar këtë. Kërkoj nga Kuvendi që sa më parë të aprovojë. Ne tani jemi duke punuar në një plan aksionar për veprimet që duhet t’i ndërmarrim të gjithë ne për realizimin e këtij buxheti. Ky buxhet është i qëndrueshëm nga kundërshtimi qëndrueshmërisë fiskale të vendit. Shpenzimet koherente mbahen të kontrolluara , rritja është tërësisht në investime kapitale”, tha Hoti.
Gjatë kësaj konference FMN-ja ka vlerësuar përparime në fushën e prokurimit publik, bankat janë likuide dhe profitabile. Po ashtu sipas FMN-së ka përparime edhe në fushën e zbatimit të kontratave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!