LAJMI I FUNDIT:

Ndjekësi i jashtëtokësorëve pretendon se e ka parë një brejtës në Mars (Foto)

Ndjekësi i jashtëtokësorëve pretendon se e ka parë një brejtës në Mars (Foto)
GLETSCH, SWITZERLAND - AUGUST 22: An alpine marmot (Marmota marmota) stands near a parking lot on August 22, 2016 near Gletsch, Switzerland. Marmots are a common sight in the Swiss Alps and some are very used to human presence. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Scott Waring, që është drejtues i organizatës ‘UFO Sightings Daily’, pretendon se e ka parë në sipërfaqen e Marsit një brejtës.

Në pamjet e siguruara nga NASA, ai pretendon se është parë gjallesa e njohur si ‘groundhog’ që lëvizte e vetmuar, transmeton Telegrafi.

Derisa shumë njerëz do ta quanin thjeshtë një gur, që e ka një formë të caktuar, ai ka shpjegim adekuat për të.


“Është e ngritur në katër këmbë, dhe kokën e ka të kthyer në njërën anë. Lëkura e mbështjellur me lesh, hunda, sytë dhe shikimi tregojnë se është një kafshë”, ka thënë Waring.

Në bazë të kësaj, ai “vërteton” se në këtë planet ka jetë dhe mund të popullohet lehtë.

Kohë më parë, ai kishte deklaruar se po në këtë vend ka parë statuja, një gaforre, disa jashtëtokësorë, si dhe ndërtesa. /Telegrafi/

Groundhog on Mars! credit: Nasa/UFO Sightings Daily

Groundhog on Mars! credit: Nasa/UFO Sightings Daily