LAJMI I FUNDIT:

LeBron James dhuron 2.5 mil dollarë për ekspozitën e Muhamed Aliut

LeBron James dhuron 2.5 mil dollarë për ekspozitën e Muhamed Aliut

Superylli i Cleveland Cavaliers dhe basketbollisti më i mirë në botë, LeBron James, në bashkëpunim me partnerin e tij biznesor Maverick Carter, kanë konfirmuar se do të dhurojnë si donacion 2.5 milionë dollarë muzetut kombëtar të historisë dhe kulturës Afro-Amerikane për ekspozitën e Muhammed Aliut.

Ekspozita e cila do të titullohet “Muhammed Ali: Forca për ndryshim” do të nderojë jetën e legjends së boksit pas vdekjes së tij në qershor.


James nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për yllin e boksit, duke thënë se ai ka ndikuar në karrierën e tij.

“Muhamed Ali është ogur i çmuar për mua si sportist sepse ai nuk më përfaqësoi vetëm në ring si kampion, por edhe jashtë ringut, ajo të cilën ai promovoi, ajo për të cilën ai foli dhe atë që kërkoi si person jashtë fushës. Mendoj për të çdo ditë. Sepse pa pasionin e tij dhe synimet e motivimin, nuk e di nëse sot do të isha këtu duke folur me ju për këtë”, u shpreh James kohë më parë.

Për këtë muze më parë kanë kontribouar edhe Michael Jordan me 5 milionë dollarë dhe Magic Johnson me një milion dollar.

Loonie Ali, bashkëshortja e boksierit legjendar ka bërë nëj deklaratë së fundmi ku ka falëndruar Jamesin për mbështetjen duke thurë lavde për të.

“Unë jam e ngazëllyer nga zemërgjerësia që LeBron James ka terguar në këtë rast. Ekspozita do t’u mundësojë fëmijëve që të vizitojnë muzeun dhe të mësojnë për Muhamed Alin dhe punën e tij jashtë ringut, punën e tij humanitare dhe qëndrimin për drejtësi sociale për të gjithë njerëzit”, ka thënë gruaja e boksierit legjendar.

Donacioni bamirës i James do të ndihmojë që të shpaloset në përpikmëri jeta dhe karriera e Muhamet Aliut duke u alënë si trashëgimi amerikanëve të gjeneratave të reja, ata që nuk kanë pasur rastin të mësojnë për të dhe të kuptojnë pse edhe sot ai ka ndikim të fuqishëm te njerëzimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori